×
  • Sport
  • Sport

    Të “dëshpëruar” për të nënshkruar me Harry Kane – Bayern Munich vendos në shitje 7 lojtarë

    Insajderi
    11 July 2023 - 20:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të “dëshpëruar” për të nënshkruar me Harry Kane, “bavarezët” e Bayern Munich tashmë kanë zgjedhur një rrugë tjetër për të siguruar paratë e nevojshme për transferimin e “yllit” të Kombëtares angleze.

    Kampionët gjermanë kanë vendosur të nxjerrin në shitje plot 7 lojtarë, ku nuk mungojnë as “yjet” e ekipit, si Sadio Mane e Ryan Gravenberch, për të cilët kërkohen respektivisht 20 e 40 milionë euro.

    Në shitje gjithashtu janë, Yan Sommer e Marcel Sabitzer, të cilët vlerësohet në 10 milionë euro.

    Listës nuk i kanë shpëtuar as Bouna Sarr i vlerësuar në 1-3 milionë euro, “gardiani” Alexander Nubel i vlerësuar në 5-8 milionë euro dhe anësori Benjamin Pavard, i cili vlerësohet në 35-40 milionë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark