×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Të dielën vendosi flamurin, e njëjta organizatë sot organizon marsh solidarizues për Palestinën

    Insajderi
    16 November 2023 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Organizata jo-qeveritare Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist, ka bërë të ditur se të enjten nga ora 17:30 do të organizojë marsh solidarizues për Palestinën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, që do të vazhdojë deri tek objekti i Qeverisë.

    “Këtë të enjte ne mblidhemi në shesh për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm dhe solidaritet mbarëkombëtar me popullin palestinez, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për më shumë se një muaj, Izraeli është duke e mbajtur nën terror popullin palestinez. Vetëm brenda kësaj periudhe, shteti izreaelit ka vrarë mbi 11 mijë palestinezë prej tyre rreth 4,000 fëmijë, ka bombarduar spitale, ka dëbuar, burgosur e lënë pa ushqim, rrymë e shërbime tjera elementare, duke ua bërë jetën të papërballueshme shumicës tjetër që vazhdojnë të jenë gjallë në Gaza dhe Bregun Perëndimor”, thuhet në njoftimin e tyre.

    “Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin palestinez dhe çdo civil të pafajshëm izraelit. Megjithatë, ndonëse kundërshtojmë politikat dhe krimet e Hamasit, ne nuk i bashkojmë zërat tanë me ata që në emër të barazimtarive janë duke u shndërruar në financues të gjenocidit ndaj Palestinës”, vijon njoftimi.

    Të dielën kjo organizatë vendosi flamurin e Palestinës në qendër të Prishtinës, në ditën kur Izraeli do të luante me kombëtaren e Kosovës në futboll në kuadër të kualifikimeve “Euro 2024”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark