×
Show

Të fshehtat e Bruce Lee që duhet t`i lexoni

Insajderi
09 August 2016 - 11:48
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bruce Lee përveç që ka qenë një artist luftarak dhe një yll filmi, ai është shquar edhe si një filozof i shekullit të XX.

Disa shënimeve të tij që janë publikuar pwr herw tw parw nga faqja e internetit “Brainpickings”, përshkruajnë rutinw e tij stërvitore me mendime të tij filozofike. Kur ai kishte një mendim të veçantë dhe të rëndësishëm e shkruante në bllokun e tij që e mbante gjithmonë me veti në xhepin e tij, shkruan “The independent”.

Shënimet e tij shprehin vullnet, emocion dhe arsye.

“Duke pranuar se fuqia e vullnetit është gjykata supreme mbi të gjithë departamentin e mendjes time, unë do ta ushtrojë atë çdo ditë dhe kur të kem nevojë për ndonjë qëllim apo ndonjë veprim, do ta bëjë atë një zakon që të më sjell vullnet, të paktën një herë në ditë”.

“Duke njohur ndikim e mendjes time të ndërgjegjshme mbi fuqinë e vullnetit tim, do të mundohem që të kujdesem që ta paraqesë qëllimet e mija qartë dhe ato qëllime të vogla të shkojnë drejt qëllimeve të mëdha dhe këtë do t’ia them çdo ditë mendjes time”.

“Duke pranuar se emocionet e mia shpesh gabojnë mbi entuziazmin tim, shkolla ime edhe pse është e ngrohtë që ta kombinojë drejtësinë dhe mëshirën, unë do të mundohem që ta inkurajojë ndërgjegjen time që të më udhëzoj se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, pa marr parasysh se sa është kostoja e saj”. /Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark