×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Të fshehur në kamion”, policia kap katër shtetas të huaj në Han të Elezit

    Insajderi
    24 October 2022 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë identifikuar katër shtetas të huaj në Han të Elezit ata ishin fshehur në një kamion.

    “Në kuadër të parandalimit të kontrabandimit të shtetasve të huaj, të cilët Kosovën e shfrytëzojnë si vend transit drejt Bashkimit Evropian, sot, rreth orës 10:00, në Piken e Kalimit Kufitar Hani Elezit, policia kufitare dhe Dogana e Kosovës kanë identifikuar katër shtetas të huaj, të fshehur në një kamion me targa të Maqedonisë Veriore”, njoftoj policia.

    Migrantët ilegalë kishin udhëtuar nga shtetet e lindjes, në Maqedoninë e Veriut deri në Kosovë. Sipas tyre destinacioni i tyre ishte në shtetet e BE-së.

    I dyshuari në këtë rast është drejtuesi i kamionit me targa maqedonase, shtetas i Maqedonisë Veriore, i lindur në vitin 1959.

    Rasti është trajtuar nga njësiti i hetimeve dhe njësia e migrimit në DRK Lindja në Kaçanik për procedura të mëtejme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark