×
Show

Të gjesh dashurinë në bazë të urrejtjes

Insajderi
16 February 2017 - 21:34
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjej dashurinë duke nisur nga gjërat që urreni të dy. Hater është një aplikacion i ri takimesh që ndihmon në gjetjen dhe përzgjedhjen e personave në bazë të gjërave të përbashkëta që nuk pëlqeni.

Në fakt, idea lindi më shumë si një shaka, por mori gjithnjë e më shumë formë kur themeluesi i saj, Brendan Alper, e kuptoi rëndësinë dhe vendosi të bëjë testet e para. Në testim është përfshirë qyteti i Nju Jorkut, duke marrë një reagim shumë pozitiv.

Për momentin Hater është i disponueshëm në versionin Beta vetëm në iOS, por nga pranvera do të jetë e disponueshme edhe për pajisjet Android.

Kur shkarkohet aplikacioni ndodheni para shumë argumenteve ku mund të shprehni gjykimin tuaj. Për momentin nuk janë më shmë se tre mijë, nga Doland Trump tek njerëzit që ecin ngadalë, deri tek selfie.

Për të shprehur mendimin tënd mjafton të vendosësh gishtin mbi një emoji, poshtë për urrejtjen,lart për dashurinë, majtas për atë që nuk pëlqeni dhe djathtas për atë që ju pëlqen. Për alternativë mund të mbyllni skedën për të shprehur neutralitet, njofton tch.

Mekanizmi me të cilën funksionon Hater për takimet është e ngjashme me atë të Tinder, apo aplikacionet e tjera të takimeve. Sa herë shprehni gjykimet tuaja, aplikacioni do ju propozojë personat që përshtaten me shijet tuaja.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark