×
Show / Fashion

Të gjithë do të shikojnë sytë tuaj: Tri nuanca hijesh që do të bëhen trendi i kryesor i këtij sezoni

Insajderi
01 March 2022 - 15:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Nëse jeni njëra ndër ato që ju pëlqen të eksperimentoni me ngjyrat dhe grimin, atëherë do të jeni më të kënaqura me këtë trend

Domethënë, janë tri nuanca që do t’ju bëjnë të ndiheni të sigurta dhe të veçanta.

Pasi të guxoni dhe të provoni ato nuanca që do t’ju “tërheqin” nga zona juaj e rehatisë, mund t’ju vijë keq që nuk i keni përdorur më parë.

Hidhini një sy tri pamjeve të grimit që mund t’ju motivojnë t’i mbani këto nuanca në sytë tuaj:

1. Nuanca e kuqe do të duket më së miri në sy të shndritshëm. Nëse ju është e tepërt që fillimisht ta vendosni mbi të gjithë qepallën, shtojeni në skaje të qepallës dhe do të shihni se si do të shkëlqejnë sytë tuaj.

2. E gjelbra do të sjellë frymën e natyrës dhe do të ndiheni plotësisht më të gjalla, më të vendosura dhe më të lira. Do të keni një efekt edhe më të madh nëse e aplikoni kur është ditë me diell.

3. Bluja është një zgjedhje e shkëlqyer si për sytë e errët ashtu edhe për sytë e shndritshëm. Do t’ju hapë pamjen, do të ndiheni më me vetëbesim dhe do të jeni të sigurta në çdo hap tuajin. Mos harroni të filloni gjithmonë me një sasi të vogël hije!

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark