×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Të gjithë lindin për të vdekur një ditë” – çfarë po paralajmëron i suspenduari Nenad Gjuriq?

    Insajderi
    06 November 2022 - 22:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Mitrovicën Veriore sot serbët kanë mbajtur protesta nën intonimin e himnit të Serbisë, flamujve serbë e këngëve nacionaliste.

    Serbët kanë protestuar për shkak të suspendimit të drejtorit të policisë, Nenad Gjuriq.

    Ky i fundit gjatë kësaj proteste ka bërë një deklaratë tendencioze.

    Duke e arsyetuar dorëheqjen e tij, ai ka thënë se s’ka dashur më të shërbejë për t’u ndjerë i turpëruar para popullit të tij, përcjell Insajderi.

    “Për të gjitha ata që lëkunden dhe dyshojnë në të vërtetën e veprave të bëra, dua të citoj të madhin Njegosh i cili tha, të gjithë lindin për të vdekur një ditë, nderi dhe turpi rrojnë përjetë”, deklaroi ai.

    Kërkesë e protestuesve serbë, ishte pezullimi i vendimit të qeverisë Kurti për konvertimin e targave serbe në RKS si dhe themelimi i asociacionit. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark