×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Të gjithë menduan se ishte nëna e tij – Kush ishte gruaja që e përqafoi Lionel Messi pasi fitoi Botërorin

    Insajderi
    21 December 2022 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Krahas festimeve me gruan dhe fëmijët, ka ndodhur një moment emocionues kur një grua ka përqafuar Messin në mes të fushës.

    Videoja në fjalë u bë shpejt u bë virale në media dhe rrjetet sociale.

    Në fillim disa media që raportuan për të e ngatërruan gruan me nënën e Messit, Celia Maria Cuccittini, dhe të tjerët me Adrianan, nënën e Kun Agueros, në fakt nuk ishte asnjëra prej tyre.

    Por në fakt, ishte dikush që ka një rol të rëndësishëm në Përfaqësuesen e Argjentinës, pikërisht Antonia Farias.

    Antonia Farias, 42 vjeçe, ka punuar me Messin për një dekadë dhe është një anëtare kryesore e ekipit të Argjentinës, pasi ajo është një nga kuzhinieret që i shoqëron lojtarët në çdo udhëtim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark