Insajderi
Lajme

Të kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje dhe pjesë e grupeve kriminale, ndalohen tre kosovarë në Morinë

Insajderi
25 March 2026 - 11:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje dhe pjesë e grupeve kriminale, ndalohen tre kosovarë në Morinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se tre shtetas të Kosovës, të cilët kishin urdhërarrest ndërkombëtar, u ndaluan në pikën kufitare në Morinë.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit bëhet e ditur se M.G., 65-vjeçar, u kap dhe u arrestua me qëllim të ekstraimit në Gjermani pasi i njëjti ishte i dënuar për veprat penale “vjedhja”, “grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”.

“U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Kuvajt, shtetasi Xh. S., 47 vjeç, banues në Prishtinë. ⁠Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kuvajt, për veprën penale “Vjedhja e rëndë””, thuhet në njoftim.

Po ashtu, sipas policisë së Shqipërisë, në pikë kufitare u arrestua edhe R. P., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Veprimet e tjera procedurale me këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark