×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Të ketë një buzëqeshje të madhe”, konkursi ofendues për gratë i kuzhinierit të Kurtit

    Insajderi
    20 August 2023 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njeriu i respektuar shumë nga kryeministri Kurti dëshmohet se ka mendësi seksiste. Kjo tregohet në konkurset për punësimin e kamariereve.

    “Bukë e Zemër”, biznesi i Ridvan Muharremit, njeriut kryesor të dyshuar për aferën e keqpërdorimeve për rezervat shtetërore, duket se po ia vë në hije politikat për barazi mikut të tij, Albin Kurtit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në një konkurs të vitit 2022 për zgjerim të stafit në biznesin e tij, Muharremi po kërkonte “Kamariere” duke ia bashkëngjitur një zemër në afërsi të pozitës, si dhe po kërkon “buzëqeshje të madhe”.

    Kërkesë të njëjtë pati edhe në një konkurs të vitit 2021.

    Kurti në vazhdimësi ka synuar të promovojë mendësinë e barazisë, nëpërmjet politikave për gratë lehona dhe pjesëmarrjes së barabartë nëpër institucione.

    Megjithatë, rrethi i tij duket se nuk po e zbaton të njëjtën, siç u pa edhe në konkurset e vendosura nga biznesi i “Ridit”.

    Sidoqoftë, Ridvan Muharremi është arrestuar të premten nën dyshimet për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës.

    Sipas dosjes së Prokurorisë të cilën e ka publikuar“Betimi për Drejtësi”, pavarësisht se janë paguar paratë te kompanitë turke e polake për grurë, vaj e sheqer në Kosovë nuk kanë ardhur kurrë 200 mijë litra vaj, 120 mijë kg sheqer dhe 52.5 tonë grurë.

    Vlera e këtij malli që nuk ka mbërritur në Kosovë sipas Prokurorisë është mbi 600 mijë euro.

    Në dosjen e Prokurorisë, thuhet se biznesmeni Ridvan Muharremi ishte personi kyç që kishte zhvilluar negociatat me operatorët ekonomikë për blerjen e grurit, vajit e sheqerit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark