''Të kujtoj si njeri të mirë ...", Rina flet pas ngjarjes tragjike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ”Të kujtoj si njeri të mirë …”, Rina flet pas ngjarjes tragjike

    Insajderi
    10 May 2025 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Rrugën B të Prishtinës, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

    I dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”.

    Lidhur me rastin policia ka dhënë detaje në raportin 24 orësh, ku thuhet se vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes, shkruan Insajderi.

    Ndërkohë, ditën e sotme për vdekjen e Festimit ka reaguar gruaja e tij, Rina, përmes një postimi në Instagram.

    Ajo ka ndarë një fotografi me të shoqin, duke i dhënë lamtumirën;

    “Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe.”

    Varrezat e dizajnerit Festim Isufi do të bëhen sot, më 10 maj 2025, në varrezat e Gjilanit, pas namazit të ikindisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark