×
  • Lajme
  • Insajderi

    Të martën mblidhet kryesia e Kuvendit

    Insajderi
    25 October 2021 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të martën në orën 11:00 pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës.

    Në rend të ditës janë përgatitjet për seancë të re plenare.

    Pikat e rendit të ditës së mbledhjes së nesërme janë:

    I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    II. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:

    1. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

    III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht 2021:

    1. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
    2. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
    3. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

    IV. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:

    1. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

    V. Përgatitjet për seancë të re plenare:

               1.   Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    
               2.   Pyetjet parlamentare,
    
               3.   Debat parlamentar në lidhje me veprimet e Qeverisë për alternativat e diversifikimit të energjisë dhe veçanërisht Projektin e Gazit me MCC,
    
               4.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
    
               5.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-028 për të drejtën ndërkombëtare private,
    
               6.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar,
    
               7.   Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,
    
               8.   Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,
    
               9.   Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,
    
             10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,
    
             11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,
    
             12. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
    
             13. Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit.

    VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark