Insajderi
Kulturë

Të mërkurën nis Festivali Poetik i Prishtinës, edicioni i katërt

Insajderi
18 January 2026 - 18:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të mërkurën nis Festivali Poetik i Prishtinës, edicioni i katërt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të mërkurën, më 21 janar, nis Festivali Poetik i Prishtinës, Edicioni IV. Për pesë ditë me radhë, festivali do të sjellë një program të pasur kulturor që përfshin promovime librash, mbrëmje autoriale, debate tematike, kumtesa, diskutime, homazhe poetike, shfaqje dokumentare dhe performanca artistike.

Në këtë edicion do të marrin pjesë gjithsej 55 poetë, shkrimtarë, studiues, aktorë dhe muzikantë nga vendi dhe rajoni, duke e shndërruar Prishtinën në një qendër të rëndësishme të poezisë dhe artit bashkëkohor.

Organizatorët ftojnë publikun që t’i bashkohet aktiviteteve dhe të bëhet pjesë e këtij festivali kulturor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark