Insajderi
Insajderi

Të ndara në kuti kartoni, dalin pamjet e 400 kg kokainë të kapur në Kosovë

Insajderi
17 May 2021 - 13:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të ndara në kuti kartoni, dalin pamjet e 400 kg kokainë të kapur në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sasia prej 400 kg kokainë ishte fshehur në një konteiner me mish që vinte nga Brazili.  Ndërkohë kokaina ishte futur në disa pako kartoni, ndërsa ambalazhi dyshohet të jetë i ngjashëm me paketimin e mishit për tu kamofluar.

ABC ka siguruar fotot e kokainës së kapur në një kamion në Kosovës

Siç mëson abcnews.al, bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.

Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij. Më pas konteineri u ngarkua në kamionin me targa 01 263 OD. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark