Deputeti i VV-së Enver Dugolli, ka tentuar që ta lidh opozitën me Serbinë.
Ai në një reagim për sulmin mbrëmë në Ibër-Lepenc, duke shpërndarë një postim të Haradinajt dhe Vuçiq tha se të dy e kanë të njëjtin cak.
Për ish-komandantin e UÇK’së, Ramush Haradinaj, ai tha se e do pushtetin dhe se Serbia e do atë në Qeveri.
“Dy tituj, e njëjta përmbajtje. Serbia e Opozita me të njëjtin cak: Opozita e do pushtetin me çdo kusht; Serbia e do opozitën në qeveri me çdo kusht”, shkroi ai.
Ndonëse përmbajtjet e dy lajmeve që ka ndarë janë krejtësisht të kundërta, Dugolli vendosi që të ia bëj një lidhje që nuk ekziston.
Haradinaj në deklaratën e tij tha se sulmi ka përmasa terroristë dhe akti më barbar në gjithë periudhën e pasluftës.
Ai madje kishte vlerësuar lartë institucionet e sigurisë për reagimin e shpejt dhe vendosjen në kontroll të sigurisë, pas shpërthimit në Zubin Potok.
Por, që kritikoi Qeverinë pasi Kurti në konferencë për media të mbajtur mbrëmë vonë u ankua për mediat.
Në anën tjetër Vuçiq ka pretenduar se Beogradi “nuk ka të bëjë fare” me sulmin që ndodhi dhe këtë, sipas tij, e di edhe Prishtina.