×
  • Lajme
  • Insajderi

    Të pagjeturit, deputetët: Nuk po bëhet sa duhet, serioziteti i Qeverisë për këtë çështje zero

    Insajderi
    27 August 2023 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    27 prilli në Kosovë shënon Ditën Kombëtare të të Zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë. 1 mijë e 617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë gjatë viteve 98’99. Qeveria e Kosovës ka thënë se e ka prioritet zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

    Por sa është bërë ndonjë lëvizje gjatë dy viteve qeverisje për këtë kategori?

    Për Front Online ka folur kryetarja e Komisionit për Persona të Pagjeturit, Duda Balje.

    Deputetja Balje thotë se Qeveria ka premtuar se ligji do të vjen shumë shpejtë.

    Ajo tha se mundësi ka pasur të bëhet diçka për këtë kategori por nuk është vepruar.

    “Jemi vazhdimisht në kontakt me përfaqësuesit e familjarëve dhe shoqatave, nuk kemi bërë diçka për ta por kemi mundur të bëjmë më shumë kur vjen koha të bisedojë me ta ne aktivizohemi në biseda por jo me energji se qysh na duhet të punojmë. Duhet të bëhet një ligj, e kemi një premtim nga ana e Qeverisë që ligji do të vjen shumë shpejt dhe Qeveria do të gjejë zgjidhje për problemin kryesorë që kanë”, thotë Balje.

    Balje theksoi se asgjë konkrete s’është bërë për personat e zhdukur.

    Ajo thotë se asgjë nuk varët nga Komisioni por nga ekzekutivi.

    “Në Qeveri dhe Andin Hoti krejt kanë punuar shumë dhe kanë vullnet por diçka konkrete nuk është bërë ende. Duhet të bëjmë se e meritojnë dhe nuk është e lehtë me jetuar si familje duke pritur por ne si Komision ende jemi në pritje dhe sa varet nga ne nuk jemi ekzekutiv ne mundemi vetëm me tregu që kemi dëshirë për me ndihmuar, është proces shumë kompleks por duhet të punojmë shumë për këtë drejtim”, u shpreh deputetja Balje.

    Anëtarja e Komisionit për të Pagjeturit, njëherësh deputete e AAK-së, Albana Bytyqi ka hedhur akuza për Qeverinë lidhur me të zhdukurit gjatë luftës.

    Bytyqi ka thënë se pushteti s’ka bërë asgjë për asnjë kategori.

    Ajo thotë se Qeveria ‘Kurti’ po bënë vetëm propagandë me të kaluarën.

    “Qeveria Kurti jo vetëm për këtë kategori, por për asnjë kategori nuk ka bë gjë. Krejt çka ka bë është propagandë me të kaluarën, ka ngec aty, dhe assesi nuk po shkëputet nga e kaluara që të punojë dhe ta çoj vendin përpara”, tha ajo.

    Bytyqi ka akuzuar edhe Besnik Bislimin për mos transparencë lidhur me bisedimet në dialog për të pagjeturit.

    Ajo thotë se serioziteti i Qeverisë për këtë çështje është zero.

    “Unë si anëtare e komisionit për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione e kemi pa se serioziteti në këtë çështje të ndjeshme është zero. Këtu mund ta potencoj faktin se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i cili në mandatin e tij e ka edhe dialogun me Serbinë, nuk ka ardh në Komision për të raportuar se çka është bërë për të pagjeturit ose çka është biseduar në dialog për këtë kategori. Kjo flet shumë për prioritetet e kësaj Qeverie”, u shpreh ajo.

    Madje, sipas deputetes Bytyqi pushteti i tanishëm i ka ditët e numëruara për largim.

    “Kur mungon transparenca, nënkuptohet se diçka nuk është duke shkuar mirë. Dhe sigurisht përderisa nuk ka komunikim as me familjarët e të zhdukurve çka me prit më shumë nga kjo qeveri që me gjasë i ka ditët e numëruara”, përfundoi Bytyqi.

    Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.

    Autoritetet shtetërore në Kosovë kanë kërkuar që Serbia të hapë arkivat shtetërore, që sipas tyre, do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

    Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark