Të paktën 29 të vdekur nga tërmetet në Japoni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Të paktën 29 të vdekur nga tërmetet në Japoni

    Insajderi
    16 April 2016 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mijëra trupa ushtarake dhe të shërbimeve të shpëtimit sot kanë nxituar për të shpëtuar banorët e bllokuar, përpara përkeqësimit të motit.

    Ende nuk është e qartë shifra e viktimave si pasojë e tërmeteve, raporton agjencia e lajmeve, Associated Press.

    Një zyrtar komunal ka thënë se numri i viktimave është duke u rritur, me të paktën 10 të vrarë nga tërmeti i së premtës në rajonin Kumamoto dhe 10 të tjerë nga tërmeti i sotëm në ishullin Kyushu.

    Raportohet se 1,500 njerëz kanë mbetur të lënduar, prej tyre 80 në gjendje të rëndë. Gjithashtu raportohet se 70 mijë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

    Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me një katastrofë tjetër, pasi parashikimet e motit thonë se do të ketë erëra dhe shira të fuqishme gjatë ditës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark