Insajderi
Botë

Të paktën tetë persona vdiqën nga një shpërthim veture në Nju Delhi

Insajderi
10 November 2025 - 18:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të paktën tetë persona vdiqën nga një shpërthim veture në Nju Delhi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia indiane ka thënë se të paktën tetë persona kanë vdekur pasi një makinë ka shpërthyer në Nju Delhi.

Shpërthimi ndodhi në portat e stacionit të metrosë në ish-pallatin Mughal dhe një vend turistik i frekuentuar.

Media lokale tha se të paktën 11 persona u plagosën dhe se shteti Mumbai dhe Uttar Pradesh ishin vënë në gatishmëri të lartë pas incidentit.

Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë, raporton Sky News.

Komisioneri i policisë së qytetit, Satish Golcha tha se ndodhi disa minuta para orës 19:00.

“Një automjet që lëvizte ngadalë u ndal në një semafor të kuq. Një shpërthim ndodhi në atë automjet, dhe për shkak të shpërthimit, automjetet aty pranë u dëmtuan gjithashtu,” u tha ai.

“Dëgjuam një zhurmë të madhe, dritaret tona u dridhen” është shprehur një banor aty.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark