×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Të pamurit nuk e ndaloi ta ndiqte ëndrrën, Uniku nga Ferizaj magjeps me zërin e tij

    Insajderi
    02 January 2023 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Quhet Unik, dhe emrin e tij e përforcon më së miri veçantia për të cilën njihet. Pavarësisht se lindi i verbër, kjo nuk e pengoi që të ndjek pasionin e tij, muzikën.

    Si i ri, besimin më të madh në të e kishte daja i tij, i cili në njërën ditëlindje i dhuroi një studio muzikore.

    Për Insajderin, Unik Ukshini rrëfen sfidat me të cilat përballet në përditshmëri.

    “Në fakt formalisht ka filluar në shkollë të mesme si për ta kuptu unë jam marr kur kam qenë fëmi, e kam dajën qe është muzikant edhe është marrë me mua, mka shty, pastaj ma ka ble një studio dhuratë”, tha Ukshini për Insajderin.

    Ukshini ka kohë që merret me këtë profesion, ai kujton performancën e tij të parë publike në kampin Bondsteel me këngën e tij të preferuar, të cilën I njëjti e konsideron si himn.

    “Kënga ime e preferuar është  Micheal Jackson “You are not alone“, e quaj himn timin sepse dalja në koncert për herë të parë ka qenë në kampin Bondsteel, për performim”, shtoi më tej artisti.

    Problemet me të cilat sipas tij përballen  personat me aftësi të kufizuara, më së shumti lidhen  me mungesën e literaturës së veçantë.

    Intervista e plotë:

    “Fatkeqësisht të verbërit i vendosin në mënyrë të theksuar, por problematika është kryesisht literatura e veçant për të verbër, sepse paragjykime nuk kam pas, pasi në këtë pjese kam kalu mirë. Duke veçuar qytetin tim dhe mirësjelljen që njerëzit e kanë treguar”, pohoi Ukshini.

    E të jashtëzakonshme i njëjti e quajti eksperiencën e tij në periudhën e studimeve, përkatësisht në fakultetin e arteve.

    Ani pse atij i duhej asistencë gjithmonë, kjo nuk e pakësoi besimin e profesorëve në aftësitë e tij.

    “Verbërinë nuk e bënë të vështire problematika por mungesat e shujta mos të them komplet mungesat e nevojshme qe i nevojiten personave me aftësi të kufizuara”, tha Ukshini për Insajderin.

    Megjithëse viti 2022 ishte shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara sipas Ukshinit, nuk janë parë rezultate konkrete, ani pse përmirësimi duhet të filloj brenda komunitetit.

    “Mundin duken sikur e bëjnë por rezultate nuk ka. Ne duhet të punojmë, brenda komunitetit të të verbërve, sepse kur punojmë brenda dhe personat kompetent kanë me bo punën e tyre”, tha më tej ferizajasi.

    “Të luftoni për ëndrrat, sepse kemi shumëçka në favor”, është porosia që ai ka për të personat me aftësi të kufizuara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark