×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Të poshtrit”, vjen reagimi i Erdoganit pas sulmit në Ankara

    Insajderi
    01 October 2023 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas sulmit terrorist mbi ministrinë e Brendshme në Ankara, duke thënë se nuk do të dorëzohen para akteve terroriste.

    Fjalimi i tij u bë nga Asambleja e Përgjithshme disa orë pasi dy persona të armatosur sulmuan ndërtesën e ministrisë së Brendshme, ku njëri prej tyre vdiq, teksa tjetri u neutralizua nga policia turke.

    Nga ky sulm mbetën të lënduar dy pjesëtarë të policisë.

    “Aksioni i mëngjesit të sotëm, në të cilin u neutralizuan dy vrasës si rezultat i ndërhyrjes në kohë të njësive tona policore, është lufta e fundit e terrorizmit. Të poshtrit që synonin paqen dhe sigurinë e qytetarëve nuk kanë mundur t’i arrijnë qëllimet e tyre dhe nuk do t’i arrijnë kurrë ato. Si rezultat i operacioneve tona, është përgjegjësia për të çrrënjosur moralin në organizatat terroriste që po vdesin për kalkulime politike”, ka deklaruar Erdogan. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark