×
Show

Të rinjtë japonez kanë çrregullime në ngrënie

Insajderi
26 April 2016 - 12:31
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shoqata japoneze për çrregullimet në ngrënie pretendon se sistemi shëndetësor ka dështuar me qindra mijë persona. Presioni është rritur së tepërmi në veçanti te vajzat, të cilat duhet që të jenë patjetër të dobëta. Qeveria thotë se po përpiqet që të ngrejë më shumë qendra shërbimi dhe ka nisur nga puna të zbulojë shkallën e problemi

Shumica e njerëzve të cilët vuajnë nga kequshqyerja në Japoni, tani nuk po marrin asnjë mbështetje mjekësore apo psikologjike. Doktorët e vendit janë të shqetësuar për këtë situatë. Shoqëria japoneze “Për çrregullimet në ngrënie”, pretendon se sistemi i shëndetësisë po dështon që të kujdeset për qindra mijë persona, të cilët janë duke vuajtur nga ky fenomen.

Gjithashtu, kjo organizatë shton se presioni, sidomos te vajzat, për të qenë sa më të dobëta është shtuar jashtëzakonisht. Qeveria thotë se po përpiqet që të ngrejë dhe aplikojë më shumë zyra shërbimesh dhe ka tentuar që të zbulojë shkallën e problemit.

“E urreja që të kisha bark kur isha fëmijë”, thotë Motoko për BBC-në (emri i saj është i rremë, që të fshehë identitetin). “Fëmijët e tjerë gjithnjë më ngacmonin kështu që unë dëshiroja më shumë se kurrë që të ndryshoja trupin tim”. Motoko ishte 16 vjeçe kur nisën çrregullimet e saj të të ngrënit.

Ajo do të limitonte së tepërmi sasinë e ushqimit që do të hante dhe do të stërvitej shumë, në mënyrë që të digjte kaloritë dhe të binte në peshë. Por kur shkoi 19 vjeçe, Motoko ishte në gjendje të vështirë shëndetësore, sepse ishte nënpeshë. Ajo kujton se prindërit e saj nuk dinin se si ta ndihmonin, shkruan Gazeta Shqip.

“Kur bëhej fjalë për sëmundjen time, ata ishin kundër masave për t’u shëruar. Kur unë u përpoqa që të takoja doktorin, ata më thanë që të mos e bëja diçka të tillë. Mamaja ime ndihej përgjegjëse, sepse babai ime fajësoi edhe atë gjithashtu”.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark