
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besnik Hoti, tha se të shtënat nuk kanë qenë të drejtuara ndaj askujt, por ka qenë një ndejë e disa personave ku ka pasur edhe të shtëna, derisa konfirmoi shoqërimin në polici të dy punëtorëve të lokalit.
“Ka qenë një ndejë. Të shtënat nuk kanë qenë të drejtuara ndaj askujt. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy persona, punëtorë të kafiterisë, të cilët momentalisht po japin deklaratat e tyre”, tha ai.
Ai konfirmoi se në momentin që Policia ka arritur në vendngjarje ka gjetur gëzhojat e plumbave.
Hoti tha se Policia po kryen hetimet dhe me identifikimin e personave që kanë qenë të përfshirë në këtë incident, do të pasojë arrestimi i tyre.