×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Të shtëna armësh në një aheng familjar në Ferizaj, shoqërohet në polici një 50-vjeçar

    Insajderi
    22 June 2023 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur gjatë një ahengu familjar në Ferizaj.

    Policia ka bërë të ditur se në lidhje me rastin, policia ka shoqëruar në polici një 50-vjeçar.

    “Policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ” Riza Matoshi” në  Ferizaj janë dëgjuar të shtëna të armës së zjarrit. Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të lokacionit dhe aty kanë gjetur 8 gëzhoja nga përdorimi i armës gjatë një ahengu familjar”.

    “Policia të dyshuarin L.M (M/K) i moshës 50 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ndërsa arma e zjarrit ( pistoletë) dhe një sasi e municionit janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    “I dyshuari pasi është intervistuar nga policët hetues , me vendim të prokurorit kujdestar lirohet për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtje në pronësi, ose posedim i pautorizuar i armëve dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet tutje në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark