×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një shtëpie në Podujevë

    Insajderi
    09 November 2023 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në drejtim të një shtëpie në Sfeçël të Podujevës është shtënë me armë zjarri.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit.

    Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të lënduar.

    Lajmin për Insajderi e ka konfirmuar Florie Ahmeti, zëdhënëse në policinë rajonale të Prishtinës.

    Sot rreth orës 02:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie, (nuk është lënduar asnjë person) në fshatin Sfeçël të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti 

    Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark