Insajderi
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Lipjan – plagoset një person

Insajderi
11 June 2026 - 23:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan – plagoset një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një lokal në Lipjan.

Sipas informatave të policisë, ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 22:00, teksa në vendngjarje kanë dalë edhe autoritetet.

“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në një lokal në Lipjan”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar për një person të plagosur.

“Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje”, konfirmoi ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark