Insajderi
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen katër persona

Insajderi
12 May 2024 - 09:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen katër persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Katër persona janë arrestuar në Llukar të Prishtinës pasditen e së shtunës, pas të shtënave me armë zjarri.

Siç thotë Policia e Kosovës në raportin ditor, njëri nga ta dyshohet të ketë shtënë me armë, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndërkaq, një personi tjetër të arrestuar iu është gjetur një pistoletë me gjashtë gëzhoja.

“Fsh. Llukar, Prishtinë 11.05.2024 – 17:43.   Pas disa të shtënave ma armë zjarri, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi  që njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë gëzhoja. Katër të dyshuarit  janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark