Insajderi
Lajme

Të shtëna në ahengun familjar në Kaçanik, Policia sekuestron dy armë, 65 fishekë dhe 15 gëzhoja

Insajderi
24 August 2026 - 08:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna në ahengun familjar në Kaçanik, Policia sekuestron dy armë, 65 fishekë dhe 15 gëzhoja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se në fshatin Begracë, gjatë një ahengu familjar, kishte të shtëna me armë zjarri.

Njësitet reaguese dhe Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Kaçanik, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë – Ferizaj, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në fshatin Begracë.

Gjatë veprimeve policore janë identifikuar dy të dyshuar, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri (pistoleta), 65 fishekë dhe 15 gëzhoja.

Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Kaçanik, ku janë intervistuar.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark