Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll do të nisë këtë vikend, më 13 gusht.
Janë 10 skuadra që do të garojnë për të kapur objektivat e tyre derisa tabela është freskuar me Trepçën ’89 dhe Ferizajn që janë inkuadruar në elitën e futbollit kosovar.
Sa i përket luftës për titull, në këtë grup parashikohet të jenë skuadra si Ballkani që është kampion në fuqi, pastaj Drita, Gjilani, Llapi, e mbase edhe Prishtina me Ismet Munishin si trajner.
Të shtunën do të zhvillohen në këto tri ndeshje:
Dukagjini-Prishtina
Gjilani-Ferizaj
Trepça ’89-Drita