Insajderi
Sport

Te Sunderland të mahnitur nga Granit Xhaka, trajneri: Është shembull, gjithnjë beson se mund të fitojmë

Insajderi
01 November 2025 - 10:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Te Sunderland të mahnitur nga Granit Xhaka,  trajneri: Është shembull, gjithnjë beson se mund të fitojmë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Trajneri i Sunderlandit Regis le Bris thotë se mesfushori Granit Xhaka është shembull për të gjithë, i cili ka dëshirë të fitojë gjithmonë.

Xhaka që prej kalimit te Sunderland ka qenë kapiten i padisktueshëm, duke drejtuar klubin anglez në një fillim mahnitës të sezonit, ku janë vetëm pesë pikë prapa liderit Arsenal.

Të gjithë te Sunderlandi vazhdimisht kanë dhënë lëvdata për ish yllin e Bayer Leverkusenit dhe mënyrën si punon në stërvitje, e së fundmi të njëjtën e ka deklaruar edhe Le Bris.

“Graniti gjithnjë drejton si shembull. Na jep besim dhe shpresë. Beson se gjithnjë mund të fitojmë”.

“Këtë e tregon dhe iu thotë lojtarëve në dhomën e zhveshjes. Ti dëshiron ta ndjekësh atë”, deklaroi ai.

Sunderland pas nëntë xhirove është mbi top gjigantët anglezë si Man City, Liverpool, Chelsea e Unitedi, kurse synon të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Kujtojmë, “Macet e Zeza” në vikend janë nikoqir i Evertonit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark