×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Të varet Putini”, ky koment në Facebook i kushtoi aktivistit rus me 7 vjet burg

    Insajderi
    17 May 2023 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një gjykatë ushtarake ruse dënoi aktivistin, Mikhail Krieger, anëtar i Lëvizjes Solidariteti, me shtatë vjet burg për “justifikim të terrorizmit” dhe “kërcënime me vrasje”.

    Prokurorët deklaruan se Krieger kërcënoi oficerët e FSB-së dhe bëri thirrje për varjen e Vladimir Putinit, njoftoi shtëpia mediatike Mediazon.

    Sipas mbështetësve të aktivistit, Krieger këso lloj komentesh ‘kërcënuese’ i ka bërë në rrjetin social Facebook, raporton moscowtimes.

    “Nuk do ta fsheh nga askush urrejtjen time të brendshme për regjimin, për njerëzit që e sollën dhe personalisht për Vladimir Putinin”, shkroi ai.

    “Dhe më besoni: do të luftojë me të gjithë qenien time për të qenë prezent në ngjarje emocionuese të varjes së Putinit”, tha Krieger.

    Pas dënimit të tij, Krieger thuhet se bërtiti “Lavdi Ukrainës”, sipas mbështetësve të tij.

    Ndryshe, Rusia ka sjell muaj më parë një ligj që dënon me burg personat që kritikojnë pushtimin e Ukrainës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark