Insajderi
Lajme

Tejkaloi dyfish limitin e shpejtësisë, policia publikon pamjet e shoferit në Ferizaj- ia merr patentë shoferin

Insajderi
19 October 2025 - 20:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tejkaloi dyfish limitin e shpejtësisë, policia publikon pamjet e shoferit në Ferizaj- ia merr patentë shoferin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka identifikuar një ngasës të papërgjegjshëm në komunikacion të dielën në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan.

Në njoftimin e PK’së bëhet e ditur se shoferi po voziste 115 km në orë në zonën e lejuar të shpejtësisë 50 km në orë, shkruan Insajderi.

Për këtë, policia e ka gjobitur shoferin me 300 euro, tri pike negative dhe heqje e patentë shoferit.

“Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit, pasi tejkalimi i shpejtësisë dhe moskujdesi gjatë ngasjes mund të shkaktojnë aksidente me pasoja në njerëz dhe dëme materiale”, thuhet në njoftimin e PK’së.

Pamjet:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark