×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tejkaluan në vijë të plotë, dy vozitës në Gjilan dënohen me nga 150 euro dhe ndalim të vozitjes për tre muaj

    Insajderi
    16 September 2023 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan në dy raste në ndara ka hasur në dy kundërvajtës në trafik të cilët kanë bërë tejkalime në vijë të plotë me të cilat veprime kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.

    Policia njofton se ndaj të dy ngasësve veç e veç janë shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark