×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Teknologjia e kriptovalutave, korporatat e mëdha investojnë në ‘startup’ biznese

    Insajderi
    19 April 2019 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompanitë e mëdha të financës dhe teknologjisë po hedhin para në startup-e për të ndërtuar dhe zhvilluar teknologjinë e tregut të kriptovalutave, pavarësisht se po i qëndrojnë ende larg këtyre valutave të luhatshme. Investimet e përbashkëta në kriptovaluta dhe teknologjinë blockchain, kanë arritur në 850 milionë dollarë këtë vit.

    Investimet të tilla, nga kompani si London Stock Exchange dhe Microsoft, arritën në 2.4 miliardë dollarë në vitin 2018.

    Kjo tregon se kompanitë e mëdha e shohin premtuese teknologjinë e re. Ato kanë kontribuar kryesisht në monedha dixhitale, përfshirë bitcoin, duke shmangur investimet direkte për shkak të shqetësimeve rregullatore.

    Mungesa e një pranimi të përgjithshëm ka sjellë dyshime mbi potencialin e kriptovalutave për t’u kthyer nga aktive spekuluese në një formë të pagesave që konkurron paranë me kurs ligjor.

    Pavarësisht se teknologjia blockchain ka qenë funksionale në sektorë si financat, aplikimi ka qenë relativisht i ulët

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark