Insajderi
Lajme

Telaku “godet” Kurtin: Pushteti aktual është bodrumi, në gjashtë vite nuk u ngul asnjë gozhdë

Insajderi
21 May 2026 - 13:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Telaku “godet” Kurtin: Pushteti aktual është bodrumi, në gjashtë vite nuk u ngul asnjë gozhdë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, Naim Telaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të vendit. Ai e ka akuzuar qeverinë aktuale për mungesë progresi dhe regres në zhvillimin e Kosovës.

Përmes një reagimi publik, Telaku tha se akuzat për “shkatërrimin 20-vjeçar” janë përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për dështimet e qeverisjes aktuale.

Sipas tij, Kosova pas luftës ishte e shkatërruar pothuajse tërësisht, por më pas nisi një periudhë rindërtimi dhe zhvillimi në shumë sektorë.

“Rrugët, shkollat, infrastruktura jetike, administrata shtetërore, marrëdhëniet strategjike, policia, ushtria dhe spitalet janë ndërtuar ndër vite. Këto janë fakte që i ka parë secili qytetar”, ka deklaruar Telaku.

Ai ka kritikuar ashpër qeverisjen e gjashtë viteve të fundit, duke thënë se nuk ka pasur projekte madhore që do të mbahen mend nga qytetarët.

“Jo vetëm që nuk janë përfunduar projektet e nisura, por nuk janë mirëmbajtur as autostradat që i kanë marrë të gatshme”, është shprehur ai.

Në fund, Telaku ka theksuar se “pushteti aktual është bodrumi”, duke shtuar se rikthimi i vendit në normalitet dhe progres do të jetë sfida më e madhe pas largimit të kësaj qeverie.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark