Telashe gjatë riparimit- Dy fshatra dhe një pjesë e banorëve te Kryeqytetit mbesin pa ujë - Insajderi
×
Insajderi / Insajderi

Telashe gjatë riparimit- Dy fshatra dhe një pjesë e banorëve te Kryeqytetit mbesin pa ujë

Insajderi
24 July 2023 - 23:24
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fshati Llukar dhe Makovc si dhe rruga” Bajram Bahtiri” nga kryqëzimi me rrugën e ” Tomorit” do të mbesin pa ujë të pijes që nga mbrëmja e sotme.

Kështu ka njoftuar zëdhënësja e ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku.

Ajo thotë se ka ndodhur një defekt në gypat e ujit.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të një defekti të ndodhur para pak çastesh në rrugën ” Bajram Bahtiri” në gypin e ujit fi 225 PVC, për të cilin është e domosdoshme të ndërrohet një segment i gypit ku thellësia është mbi 2 metra, me ç’rast rrezikshmëria është tejet e lartë, jemi detyruar t’i ndërprejmë punimet për shkak të shembjes së dheut.

Pa furnizim me ujë të pijshëm mbeten: rruga” Bajram Bahtiri” nga kryqëzimi me rrugën e ” Tomorit” si dhe fshatrat Llukar dhe Makovc.

Punimet vazhdojnë nesër në orët e hershme të mëngjesit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark