Gazeta prestigjioze angleze “The Telegraph”, ka radhitur shtatë gra dhe femra, refugjate të cilat ia dolën me suksesin e tyre ne fusha të ndryshme.
Në mesin e kësaj liste është këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora dhe ish sekretarja e shtetit Amerikan, Madeleine Albright, ajo ka qenë grua e parë sekretare e ShBA-së.
Të dyja këto kanë qenë refugjate. Rita Ora, kosovarja që u largua nga Kosova për në Angli u shndërruar në një këngëtare, aktore dhe moderatore emisionesh. E suksesshme në punën e saj, gjithçka ka nisur si një refugjate e larguar nga Kosova për shkak të gjendjes dhe sistemit kosovar, shkruan “The Telegraph”.
Ndërsa Madeleine Albright, e cila u largua nga Çekosllovakia e vitit 1938 për të jetuar në Amerikë. Ajo është e para grua sekretare e shtetit amerikanë, në mandatin e presidentit Bill Clinton.
Në këtë listë është edhe Gloria Estefan e cila u larguar nga Kuba për në Amerikë. Vitin 2015-të ajo morri medalje nga Barack Obama, ndërsa edhe ajo ka nisur suksesin e saj si refugjate.
Kjo listë vjen pas urdhrit të presidentit të ri, Donald Trumo për ti ndaluar refugjatët myslimanë që të hyjn në Amerikë. /Insajderi.com