×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Temperatura në Indi arrin në 51 gradë Celsius

    Insajderi
    20 May 2016 - 21:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytet në shtetin Rajasthan të Indisë ka thyer rekordin e temperaturave në këtë vend.

    Temperatura atje ka arritur në 51 gradë Celsius, që është më e larta prejse kanë nisur regjistrimet.

    Rekordi në qytetin Phalodi vjen në kohën kur vala e të nxehtit ka përfshirë gjithë Indinë, shkruan Radio Evropa e Lirë.

    Këtë verë, dhjetëra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit në shtetet jugore të Indisë, Telangana dhe Andhra Pradesh.

    Rënia e temperaturave pritet vetëm pas shirave monsun, që zakonisht nisin në mes të qershorit. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark