×
  • Lajme
  • Insajderi

    Temtim-vrasja kundër imamit të Lupçit, Prokuroria i dërgon në burg tre vëllezërit

    Insajderi
    23 July 2022 - 13:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha është rrahur brutalisht mbrëmë nga tre vëllezër. Gazeta Insajderi raportoi se personat të cilët e sulmuan Imanin e xhamisë janë Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi. Pas, sulmit tre vëllezërit Murturi ishin kapur nga Policia dhe tashmë me vendim të Prokurorit janë dërguar prapa grilave.

    Policia e Kosovës ka dalë me raport për sulmin ndaj imamit, ku tregohet se rasti në polici ishte raportuar nga vet imami Zeqir Berisha.

    “Podujevë 21.07.2022.22:00.  Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar ekskluzivisht që nga detajet e para e deri tek motivi i rrahjes brutale që iu bë imamit nga vëllezërit ekstremistë.

    Burime të gazetës thanë se deri tek rasti i rrahjes brutale ka ardhur pasi tre vëllezërit ishin munduar të ndërhyjnë në mënyrën e organizimit të jetës fetare brenda xhamisë të cilën imami e drejton, pasi që siç mëson Insajderi këta tre persona nga organet e rendit konsiderohen si ekstremistë fetarë.

    Ndërsa, gjendja e imamit kosovar ishte e tmerrshme dhe shqetësuese, ‘Gjakderdhje, thyerje, lëndime të rëndë në të gjitha anët e kokës‘,-janë disa nga lëndimet e rënda të cilat i mori imami llapjan pas sulmit brutale të vëllezërve Murturi.

    Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi, kryetari i BIK-ut, në Llap, Mensur Hoti, i cili tha se gjendja e imamit Zeqiri ishte mjaftë e rëndë dhe shqetësuese.

    Tutje, Hoti tregoi se imami nuk ishte në gjendje as të flasë nga lëndimet e marra.

    “Gjendja e imamit ishte e tmerrshme, ishte shqetësues, gjendje shumë e rëndë, lëndime kishte në të gjitha pjesët e kokës, kishte pasur gjakderdhje, thyerje, qepje. Po ishte në vetëdije por nuk ishte në gjendje të flas”, tha Hoti për Insajderin.

    Gazeta Insajderi nga burime policore ka siguruar pamjet e para se si është gjendja e imamit Zeqir Berisha pas sulmit brutal që i është bërë në kohën e namazit të jacisë nga tre vëllezërit Murturi në xhaminë e fshatit Lupç. Pamjet nuk këshillohet të shikohen nga persona nën moshën 18 vjeçare.

    Në fotografin e siguruar nga Gazeta Insajderi brenda burimeve policore, imami shihet në gjendje të rëndë dhe i fashuar në gjithë pjesën e kokës dhe në dorën e majtë e cila duket e thyer.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark