Erik ten Hag e provoi veten që është një trajner që di të vendos rregull te Manchester United dhe të marrë rezultate goxha pozitive.
Pas fitores me rezultatin 4-0 në miqësoren ndaj Liverpool, “Djajtë e Kuq” kanë siguruar një tjetër sukses në fazën parapërgatitore.
United fitoi me rezultatin 3-1 në miqësoren ndaj Crystal Palace sot, me golat që për vendasit i realizuan Martial në minutën e 17’, Rashford në të 48’ dhe Sancho në të 59, megjithatë në minutën e 84’ ekipi i Ten Hag mbeti me 10 lojtarë në fushën e lojës pas daljes së Fish me karton të kuq, teksa për miqtë realizoi Ward në minutën e 74’.
Ajo që i ka habitur më shumë të pranishmit që mund ta dëgjonin, sipas medieve britanike, ishte fakti që pavarësisht se ishin duke fituar Ten Hag u ka ulëritur gjithë kohës djemve të tij “çfarë dreqin po bëni?”, gjë që vërteton se holandezi nuk kënaqet kollaj dhe se skuadra e Manchester United duhet të japë më shumë se maksimumin, që të mos dëgjojë të bërtiturat e teknikut.