Manchester United edhe zyrtarisht njoftoi sot emërimin e Erik ten Hag në postin e trajnerit të skuadrës.
“Djajtë e Kuq” dhe trajneri holandez kanë nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2025, me opsion edhe për një vit tjetër.
“Manchester United është i lumtur të njoftojë emërimin e Erik ten Hag si menaxher i ekipit të parë për meshkuj, subjekt i kërkesave për vizë pune, nga fundi i këtij sezoni deri në qershor 2025, me opsionin për t’u zgjatur edhe për një vit tjetër”, thuhet në komunikatën e klubit anglez.
52-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Ajaxit, gjigantit holandez që nga viti 2017, ndërsa kishte kontratë deri në vitin e ardhshëm.
Me klubin e madh holandez Ten Hag kishte ecuri të jashtëzakonshme të rezultateve që nga koha kur mori “timonin” e skuadrës.
Erik ten Hag ka 210 ndeshje si trajner i Ajaxit, në të cilat ka fituar 156 fitore, 25 barazimi e 29 humbje.