Insajderi
Lajme

Tentativa e gjashtë, e propozuara e VV-së për kryetare të Kuvendit sërish Albulena Haxhiu

Insajderi
29 April 2025 - 09:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentativa e gjashtë, e propozuara e VV-së për kryetare të Kuvendit sërish Albulena Haxhiu
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati ka thënë se edhe sot e propozuara e tyre për kryetare të Kuvendit është Albulena Haxhiu.

“Propozimi ynë është Albulena Haxhiu”, ka thënë ai para mediave në hyrje të Kuvendit të Kosovës.

Murati ka apeluar të gjitha partitë që të votojnë.

“Lus të gjitha partitë që me votën e tyre të marrin pjesë dhe të votojnë për konstituimin e Kuvendit. Ne në vazhdimësi kemi bërë thirrje në konstituim të kuvendit sepse konstituimi u takon të gjitha partive nuk është vetëm e një koalicioni qeverisës”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark