×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tenderi 76 mijë eurosh për familjarët e ministrit të Kurtit nxit reagime

    Insajderi
    04 January 2023 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania MEB L.L.C është shpërblyer me tender nga komuna e Prizrenit, pavarësisht se pronari i saj është i dënuar, dhe kjo bie në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit.

    Anil Damka, familjari i ministrit Fikrim Damka, i cili shpërben në qeverinë e Albin Kurtit, më 2018 ishte shpallur fajtor për veprën penale “kanosje”.

    Lexo edhe:

    Sipas nenit 65 paragrafit 3 të Ligjit për Prokurim Publik: Operatori Ekonomik nuk ka të drejt të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike nëse operatori i tillë ekonomik, ndonjë drejtues, menaxher ose drejtor i saj gjatë dhjetë viteve të kaluara është shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente për kryerjen e ndonjë vepre penale ose civile duke përfshirë praktikat e korrupsionit, larjen e parave, dhënien e mitos, avantazheve ose aktiviteteve të ngjashme, zbulon Avonet.

    Por, ky fakt se ka penguar zyrën e Prokurimit të komunës së Prizrenit  që me 16 dhjetor ta lejojë nënshkrimin e kontratës me titull: “Sigurimi fizik të objekteve të shëndetësisë primare në Komunën e Prizrenit”.

    Ky tender kap vlerën e 76 mijë e 185 eurove

    Lexo edhe:

    Reagimi i plotë i AVONET:

    Komuna e Prizrenit shpërblen me tender Operatorin Ekonomik “MEB L.L.C”, pronari i së cilës është i dënuar për vepër penale nga Gjykata Themelore e Prizrenit, e që me Ligjin e Prokurimit Publik nuk ka të drejtë të ofertoj për 10 vite

    Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka monitoruar dhe hulumtuar aktivitetin e prokurimit në Komunën e Prizrenit, konkretisht në aktivitetin e prokurimit me titull: “Sigurimi fizik të objekteve të shëndetësisë primare në Komunën e Prizrenit” me nr. të prokurimit: 622-22-7983-2-2-1, ku gjatë hulumtimit në dosjen e ofertes së Grupit të Operatorëve Ekonomik MEB L.L.C.; SAS SH.P.K., Edit Durham 213, 20000, Prizren, Kosovë me nr unik 810975576, i përfaqësuar nga Anil Damka, ka nënshkruar deklaratën nën betim duke mos e njoftuar Autoritetin Kontraktues/Komunën e Prizrenit se pronar i OE “MEB L.L.C” sh.p.k me nr unik 810975576, z. Anil Damka ka një aktgjykim nga GJYKATA THEMELORE NË PRIZRENIT – Departamenti i pergjithshëm Penal, me nr PKR.nr.649/2017 dhe të datës 27.02.2018, i cili është shpallur fajtor: ka kryer veprën penale kanosje nga neni 185 par.1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

    AVONET ka bërë hulumtim edhe në ofertën e dosjes së OE “MEB L.L.C” sh.p.k me nr unik 810975576 dhe janë identifikuar dokumentet që janë dëshmi se z. Anil Damka ka në dosjen e ofertës së aktivitetit të prokurimit dokumenet që janë: deklaratë nën betim, çertifikata e        biznesit me informacion, marrëveshjet e bashkëpunimit, deklaratë, listat e punëtorëve në ATK (i renditur me nr 3), marrëveshja për shfrytëzimin e veturave të kompanisë “SAS” shpk, emrimi i projekt – menaxherit, autorizimi individual i lëshuar nga ARKEP, autorizimet e noterizuara, licencat e noterizuara dhe vendimet.

    OE “MEB L.L.C” sh.p.k, dyshohet që ka mashtruar AK, në këtë rast Komunën e Prizrenit duke ofertuar me ofertë në aktivitetin e prokurimit me titull: “Sigurimi fizik të objekteve të shëndetësisë primare në Komunën e Prizrenit” me nr. të prokurimit: 622-22-7983-2-2-1, duke mos prezantuar AKTGJYKIMIN dhe duke plotësuar kushtin bazë, të cilën e ka kërkuar AK/Komuna e Prizrenit dhe kjo është në kundërshtim me Ligjin mbi Prokurimin Publik në Kosovë, me nr. 04/L-042 nenin 65, paragrafi 3:

    Operatori ekonomik nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose në ekzekutimin e ndonjë kontrate publike, nëse operatori i tillë ekonomik, ndonjë drejtues, menaxher ose drejtor i saj gjatë dhjetë viteve të kaluara;

    • 3.1. është shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale ose civile duke përfshirë praktikat e korrupsionit, larjen e parave, dhënien e mitos, avantazhe ose aktivitetet e ngjashme me ato të përshkruara në paragrafin 1. të nenit 130  të këtij ligji sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi në Kosovë ose në cilindo shtet, ose në çfarëdo marrëveshje ose konvente ndërkombëtare;
    • 3.2. është deklaruar i papërshtatshëm, kur autoriteti kontraktues zbulon se kjo është një shkelje e rëndë profesionale;
    • 3.3. është shpallur fajtor nga një gjykatë kompetente për kryerjen e një vepre penale serioze të pjesëmarrjes në aktivitetet e një organizate kriminale, që përkufizohet si asociacion i strukturuar dhe i krijuar gjatë një periudhe kohore dhe që vepron në mënyrë të organizuar me qëllim të përfitimit financiar përmes veprimeve që konsiderohen si kriminale ose të kundërligjshme në vendin ku ndodhin ato; ose
    • 3.4. është shpallur fajtor për mashtrim apo një akt të ngjashëm me mashtrim nga një gjykatë kompetente;
    • 3.5. është konstatuar nga një gjykatë kompetente, agjenci administrative ose organizatë për zbatimin e standardeve të sjelljes profesionale, se është sjellë në mënyrë joprofesionale; ose
    • 3.6. është konstatuar nga një gjykate kompetente se ka bërë keqinterpretime para autoriteteve publike në Kosovë ose diku tjetër, dhe ligji me nr. 06/L-074, Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 415, keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik dhe me nenin 383, deklarimi i rremë nën betim.

    Ku përfaqësuesi i OE “MEB L.L.C”, z. Anil Damka me datën 26.08.2022, ka nënshkruar deklaratën nën betim duke theksuar se; jam i përshtatshëm në përputhje me Nenin 65, të Ligjit mbi Prokurimin Publik në Kosovë, Ligji Nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-92.

    Unë vërtetoj se i kam lexuar kërkesat e përshtatshmërisë në Nenin 65 të LPP-së, respektivishtparagrafin 6 të Informacionit për Tenderuesit dhe vërtetoj se i përmbush kërkesat epërshtatshmërisë për pjesëmarrje ne këtë procedure te prokurimit.

    Unë pranoj mundësinë e sanksionimeve penale dhe civile, gjobave dhe dënimeve, nëse unë përshkak të pakujdesisë dorëzoj çfarëdo dokumenti ose deklarata që përmban informatapërmbajtësish të gabueshme ose mashtruese.

    AVONET, konsideron se kjo është një shkelje e rëndë e ligjit të prokurimit publik 04/L-042 dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës06/L-074, andaj Autoriteti kontraktues duhet të veproj dhe proceduroj për mashtrim të anëtarëve të komisionit vlerësues të tenderit dhe duke pezulluar aktivitetin e prokurimit e projektitdhe vërtetuar për të gjeturat e AVONET-it.

    Kuvendi i Komunës së Prizenit me datën 21.12.2022 ka bërë NJOFTIM MBI VENDIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, duke cilësuar me Letër standarde për tenderuesin e suksesshëm (Kjo letër është për ofertuesin të cilit i është dhënë kontrata) në projektin: “Sigurimi fizik të objekteve të shëndetësisë primare në Komunën ePrizrenit” me nr. të prokurimit: 622-22-7983-2-2-1, duke njoftuar se ju është dhënë kontrata me çminin 76185,60 euro.

    AVONET kërkon nga Organi kompetent – Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës të filloj hetimet lidhur me të gjeturat e AVONET-it, sepse OE “MEB L.L.C”, sh.p.k me nr unik 810975576 me përfaqësuesin z. Anil Damka, ka nënshkruar deklaratë nën betim nën dyshimin për vepër penale që është i sanksionuar sipas KODIT PENAL TE REPUBLIKËS SË KOSOVËS, me NR. 06/L-074 të neni 415, keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, poashtume nenin 383 deklarimi i rremë nën betim.

    AVONET, kërkon nga Komuna e Prizrenit që të filloj procedurat siç e parasheh ligji me 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS neni 99.2.

    Shiko edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark