×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ-ja nis përgaditjet për zgjedhje

    Insajderi
    30 April 2017 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse deklarimet e shumë deputetëve dhe politikanëve të pozitës e opozitës po flasin për zgjedhje të parakohshme ende asnjë nga drejtuesit e partive politike që janë në koalicion qeverisës nuk e kanë bërë zyrtare faktin se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

    Por një tender i Komisionit Qendror Zgjedhor institucioni që organizon procesin zgjedhor ka vënë në pah faktin se zgjedhjet e parakohshme do të ndodhin shumë shpejt.

    Në një njoftim për dhënien e kontratës të KQZ-së i publikuar të premten shihet se KQZ-ja tashmë ka bërë furnizim me zarfe dhe shtypje të aplikacioneve për regjistrimin e votuesve jashtë vendit.

    Kontrata me kompanisë “Office Printy” pritet të nënshkruhet me 11 maj dhe ka një kosto prej 2 mijë e 320 eurove, raporton Insajderi.

    Ndryshe partnerët e koalicionit priten që ta sjellin në Kuvend marrëveshjen për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi i cili u kundërshtua që një vit nga opozita.

    Kadri Veseli kryetari i PDK-së ka thënë se nëse kjo marrëveshje nuk ratifikohet atëherë vendi do të shkoj në zgjedhje të parakohshme.

    Ndërsa partitë opozitare tashmë kanë nisur një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë./Insajderi.com

    Shkarkoje dokumentin e tenderit: Njoftim per dhenje te kontrates — furnizim me zarfa

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark