×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Tenderi mbi 30 mijë euro – Komuna e Prishtinës ‘shpërblen’ kompaninë që menaxhohet nga ish deputeti i LDK-së

    Insajderi
    02 November 2023 - 15:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Prishtinës ‘shpërbleu’ me tender’ 30 mijë euro për sigurim fizik të objekteve të KPSH kompaninë “King Security, menaxheri i kësaj kompanie është Nuredin Ibishi, ish deputet nga radhët e LDK-së. Ky tender ka shkuar edhe në OSHPE pas ankesave ndaj Komunës.

    Gazeta Insajderi

    Me 27.09.2023, Komuna e Prishtinës ka shpallur fituese kompaninë “King Security” në tenderin “Sigurim Fizik i Objekteve të KPSH.

    Vlera e kësaj kontratë është 32 mijë euro.

    Organi shqyrtues i prokurimit ka pranuar ankesa lidhur me këtë tender, pasi kompania konkurruese “Rojet E Nderit SH.P.K”, ka parashtruar aknes për parregullsi në aplikim.

    Bazuar në LPP ne kemi dorëzuar kërkesën për ri-shqyrtim dhe se vepruar konform hapave
    në E=prokurim,por si duket ka pasur probleme teknike në Esistem dhe nuk na janë
    plotësuar të dhënat e Kompanisë, andaj AK ka shfrytëzuar këtë zbrazëtirë si “arsyetim” për
    mos shqyrtim të pretendimeve tona
    “, thuhet në ankesën që është në shqyrtim.

    Menaxheri i kompanisë “King Security” i afërt me LDK-në

    Kompania e cili doli fituese në tenderin e Komunës së Prishtinës, kishte për menaxher ish deputetin e LDK-së , Nuredin Ibishi Leka.

    Ai njihet si ekspert i çështjeve të sigurisë.

    Në vitin 2014 ishte zgjedhur deputet ne Parlamentin e Kosovës. Momentalisht kryen funksionin e menaxherit në Kompaninë e Sigurisë “King Security”

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me ish deputetin në fjalë, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark