×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Tenderi për rregullimin e kolektorit në Suharekë për pak e kap 1 milionshin- Tejkalon shifrat e parashikuara

    Insajderi
    13 October 2023 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Suharekës ka nënshkruar kontratë në vlerë gati 930 mijë euro për ndërtimin dhe rregullimin e kolektorit në rrugën “Skënderbeu”. Kjo kontratë e dhënë kaloi vlerën e parashikuar me afro 60 mijë euro më shumë.

    Gazeta Insajderi

    Ritenderimi për ndërtimin dhe rregullimin e kolektorit në rrugën “Skënderbeu” u bë në maj të 2023. Vlera e parashikuar për këtë tender ishte 870.000.00 euro.

    Por, tenderi i dhënë për këtë projekt kushtoi plot 929,426,34 euro. Saktësisht, 59,426.34 euro më shumë sesa vlera e parashikuar e kontratës.

    Për ndërtimin e këtij kolektori u kontraktua grupi i operatorëve ekonomik “ISEFERI SH.P.K, Kab Holding SH.P.K dhe JOOS & KRASNIQ – BAZE SH.P.K“.

    Të gjitha punimet për këtë projekt sipas dokumentit të tenderit duhet të kryhen për 100 ditë.

    Lidhur me këtë kontratë ka reaguar Organizata INPO, të cilët dyshojnë se është keqpërdorur paraja publike përmes prokurimit publik dhe ka kërkuar nga organet e ndjekjes që të hetojnë kontratën e ndërtimit të kolektorit në Suharekë.

    INPO ka gjetur se Komuna e Suharekës ka kontraktuar punë me çmime jo reale apo 45000 % më të shtrenjta se çmimi real i tregut dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurim Publik (LPP) në Kosovë.

    Për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, respektivisht për punët përgatitore në pozicionin 1.1. të paramasës me parallogari “Shënimi i trases para se të fillojnë punimet dhe përcjellja gjatë ekzekutimit, stacionazha 77 – 206” komuna do të paguajë 450.00 euro për 1m.

    Ndërkaq, çmimi real për këtë pozicion në treg varion nga 0.50 deri në 1.00 euro për 1m2 apo 45000 herë më lirë se çmimi në kontratë. Po ashtu, INPO ka gjetur se në kontratë për të njëjtën punë por në stacionazhën tjetër (206 – 089) komuna do të paguajë vetëm 0.80 euro për 1m.

    Kësisoj, për punët e shënimit të trasesë në stacionazhën 77 – 206, komuna për 317 m do të paguaj gjithsej 142,893.60 euro, ndërkaq për 2436m në stacionazhën 206 – 089 do të paguaj gjithsej, 1,948.80 euro. Po ashtu, në paramasën me parallogari të kontratës, përseritet për së paku dy herë i njëjti përshkrim i punës, por në segmente të ndryshme, të cilat kanë çmime po ashtu të ndryshme”, thuhet në njoftim.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar zyrtarët e Komunës së Suharekës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark