×
  • Lajme
  • Lajme

    Tenderi skandaloz, Ministria e Arsimit kërkon falje

    Insajderi
    24 May 2024 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit ka kërkuar falje për tenderin skandaloz, që synonte “monitorimin e mediave kritike ndaj institucionit”.

    Në reagimin zyrtar të lëshuar nga Ministria e Arsimit, thuhet se në tender janë përdorur fjalët joadekuate lidhur me pjesën ku kërkohej të monitorojë lajmet që “atakojnë” institucionin.

    Komunikata e plotë:

    Komunikatë

    Gjatë ditës së sotme, në media është publikuar lajmi se “Ministria e Arbërie Nagavcit me tender për ekspert që monitoron kritikat e mediave”.

    Divizioni për Komunikim Publik (DKP) ka hapur tender me datë 23.05.2024 për shërbime të veçanta, respektivisht për kontraktor individual për monitorimin e media, qasje në dokumente publike dhe financiare me qëllim rritjen e transparencës me publikun, por edhe informimin e stafit menaxherial dhe politik lidhur me lajmet që kanë të bëjnë me arsimin.

    Në bazë të kompetencave të veta ligjore dhe pa njohurinë e kabinetit, DKP ka përgatitur gjithë procedurën për këtë tender. Lëshimi ka ndodhur për shkak të zgjedhjes së termave joadekuat dhe duke qenë i paqëllimshëm, DKP u kërkon falje mediave dhe qytetarëve të Kosovës.

    Monitorimi i mediave është detyrë të cilën, Divizioni për Komunikim Publik (DKP) e kryen për shumë vite dhe kjo i ka shërbyer në vazhdimësi MAShTI-t për t’a mbajtur të informuar për lajmet që kanë të bëjnë me arsimin në Kosovë dhe asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është qëllim i MAShTI-it për t’i kritikuar mediat lidhur me lajmet që i publikojnë, apo për të ndikuar në politikat e tyre redaktoriale. 

     Divizioni ka kohë që funksionon me numër të vogël të zyrtarëve dhe duke qenë se muaj më parë edhe një zyrtare e Divizionit është transferuar në një ministri tjetër, ka krijuar vështirësi edhe më të mëdha në funksionimin e tij.

    Prandaj, duke ju kërkuar falje, kërkojmë mirëkuptimin e mediave dhe qytetarëve për këtë lëshim të paqëllimshëm.

    Me respekt,

    Divizioni për Komunikim Publik

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark