×
  • Sport
  • Sport

    Tenis, Kosova siguron fitoren e madhe ndaj Afrikës së Jugut

    Insajderi
    12 April 2023 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesja e Kosovës në tenis (vajzat) e ka siguruar fitoren e parë në “Billie Jean King Cup”, garën botërore në nivel ekipor. Në Portugali, Kosova po përballet me Afrikën e Jugut në kuadër të Grupit II. Dhe tashmë është siguruar fitorja.

    Fillimisht Adrijana Lekaj fitoi 2:0 në sete ndaj Marilouise Van Zyl. Setin e parë Adrijana e fitoi 6:1, ndërsa të dytin 6:4.

    Arlinda Rushiti e fitoi përballjen e dytë. Ajo bëri rikthim të madh ndaj Suzanie Pretorius. Setin e parë e humbi 6:4, ndërsa më pas u kthye me fitore 6:0 e 6:1.

    Ka mbetur edhe përballja në çifte, por fitorja është siguruar tashmë. Dy duelet e para në Botëror, Kosova i kishte humbur./Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark