Tenistët tanë, Altea Hajrizi dhe Salidin Rama, garuan sot në mikse ndaj çiftit irlandez, Rachel Deegan dhe Eoghan Jennings, në Festivalin Veror Olimpik Evropian për të Rinj.
Dyshja jonë përkundër se dha maksimumin, nuk arriti të kalojë irlandezët, nga të cilët pësuan humbje 2:0 në sete.
Hajrizi dhe Rama do të garojnë nesër edhe në individuale.
Kujtojmë se “EYOF 2022” është duke u mbajtur në Banska Bystrica të Sllovakisë.