×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Tenisti kosovar i jep leksion tenistit serb, e mposhti me rezultat bindës 6:0

    Insajderi
    23 April 2022 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tenisti kosovar, Melos Nallbani ka ‘shkatërruar’ tenistin serb Alex Gavrilovic në “kuadër të kualifikueseve për turneun e juniorëve “Nis Open 2022”.

    Nallbani ishte thjeshtë i jashtëzakonshëm duke i dhënë leksion serbit dhe e mposhtur me rezultat bindës 6:0, 6:0.

    Ishte Federata e Tenisit të Kosovës që shkroi për eliminimin që kosovari i bëri serbit.

    Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

    “Melos Nallbani eleminon serbin, Alex Gavrilovic në ITF World Tennis Tour Juniors ‘Nis Open 2022’, J5 Nis

    Kanë filluar ndeshjet kualifikuese për në shortin kryesor të turneut ndërkombëtar ITF World Tennis Tour Juniors ‘Nis Open 2022’, J5 Nis në Serbi.

    Tenisti, Melos Nallbani ka eleminuar tenistin, Alex Gavrilovic me rezultat 6-0 6-0.

    Urime dhe suksese”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark