Insajderi
Lajme

Tension në konferencën e KQZ-së, anëtari PDK-së “rroket” me atë të Vetëvendosjes

Insajderi
09 November 2025 - 12:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tension në konferencën e KQZ-së, anëtari PDK-së “rroket” me atë të Vetëvendosjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës lidhur me daljen e qytetarëve për të votuar deri në ora 11:00. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka publikuar listën e votuesve në përqindje, por është përballur me pyetje rreth votuesve që nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë dhe nuk po lejohen të votojnë as me asistencë në shkollën “7 Marsi” në Emshir (Kalabri), Prishtinë.

Radoniqi ka sqaruar se personat që nuk dinë shkrim dhe lexim kanë të drejtë të votojnë me asistencë, por asistenca mund të shkojë deri te kutia e votimit, ndërsa vota nuk mund të kryhet nga të tjerët për ta.

Ai theksoi se për këtë situatë duhet të ketë dokumentacion mjekësor që dëshmon paaftësinë për të votuar vetë.

Pas fjalimit të tij, Arjanit Elshani nga PDK, anëtar i KQZ-së, ka kërkuar sqarime për rastin e një 100-vjeçareje nga Fushë Kosova, e cila ka nevojë për asistencë.

Megjithatë, Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar ofrimin e asistencës, duke argumentuar se kjo mund të cenojë të drejtën për të votuar të individit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark